Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në skuadrën e Galatasarayt në Turqi ku dy shokë skuadre janë zënë me grushte me njëri-tjetrin. Braziliani Markao goditi turkun Akturkoglu, pasi ky i fundit i kërkoi llogari për një episod gjatë lojës.
Për pasojë arbitri ndëshkoi me të kuq futbollistin brazilian menjëherë pasi u konsultua me VAR. Për t’u veçuar edhe fakti që situata e krijuar nuk ndikoi në rezultat pasi Galatasaray e fitoi ndeshjen 2-0 kundër Giresunspor.