BallinaIntervistaStrehimi i afganëve, Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra: Shteti të tregohet i...

Strehimi i afganëve, Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra: Shteti të tregohet i kujdesshëm, duhet…

spot_img
spot_img

Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, njëkohësisht kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare flet rreth vendimit të qeverisë shqiptare për ardhjen e afganëve në Shqipëri.

Arqipeshkvi e mirëpret ardhjen e tyre, por shprehet se afganët duhet të integrohen me jetën këtu dhe të mos krijojnë problem ose në të kundërt të shkojnë në vende të tjera ku dëshirojnë. Me ardhjen e tyre gjithmonë ka rrezikshmëri shprehet Massafra, por shteti shqiptar që ka marrë këtë vendim duhet të tregohet i kujdesshëm për të shikuar se kush janë ata që do vijnë. Ardhjen në pushtet të talebanëve në Afganistan në një mënyrë kaq të shpejtë e quan një hap tejet të nxituar dhe të pakuptimtë.

Sipas tij në këtë mes ka një hile dhe diçka që nuk shkon duke nënkuptuar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe lënien e territorit talebanëve për të rimarrë pushtetin pas 20 vitesh.

INTERVISTA E PLOTË

Si e shikoni vendimin e qeverisë shqiptarë për të mirëpritur afganët në Shqipëri?

Mendoj se ne jemi gjithmonë të hapur, varet se përse vijnë dhe sa kohë do të qëndrojnë këtu. Si shqiptarët që në të kaluarën kanë gjetur strehim edhe 500 vite më përpara në jug të Italisë. Nëse toka jonë është e gatshme për të mirëpritur të tjerët ata duhet të vijnë dhe të integrohen. Nuk e di nëse vijnë për të qëndruar përgjithmonë apo janë kalimthi. Ne si Kishë Katolike nëpërmjet Caritas-it jemi duke bashkëpunuar me shtetin për të strehuar dhe ndihmuar mijëra emigrantë që vijnë në Shqipëri. Edhe në fshatin e Paqes, aty pandemia na ka penguar pak sepse i strehojmë njerëzit emigrantë që policia na bie dhe ne jemi të gatshëm. Pastaj varet sepse unë nuk futem në gjëra politike se nuk më takon, por nëse vijnë duhet që të integrohen për të qenë ose me ne ose të shkojnë ku të dëshirojnë. Si ne shqiptarët që kemi shkuar jashtë dhe na kanë pranuar ashtu duhet t’i pranojmë edhe ne, por ata duhet që të integrohen dhe të mos krijojnë probleme dhe të bashkëjetojnë me ne.

E mbështesni vendimin e qeverisë shqiptare për t’i mikpritur afganët?
Varet përse qeveria shqiptare e ka marrë këtë vendim. Shteti e ka bërë pa na pyetur ne dhe tani nëse janë emigrantë që vijnë për të qëndruar është tjetër gjë, nëse vijnë për të pritur që të shkojnë në një vend tjetër janë dy gjëra të ndryshme.

A ka ndonjë rrezik në këtë mes?
Rrezikshmëria ekziston gjithmonë. Si ne që kemi shkuar në Itali edhe këta shikohen se kush janë, a janë njerëz të mirë, a janë njerëz me hile apo a janë terroristë kjo nuk varet prej meje, por shteti që merr këto vendime në bashkëpunim me të tjerët dhe duke qenë se janë me mijëra ata që ikin nga Afganistani duhet që të kenë kujdes se kush janë e kush nuk janë.

A i ka Shqipëria kapacitetet për të mirëpritur afganët?
Mendoj se i kemi kapacitetet për t’i mirëpritur. Shpesh herë shqiptarët i shfrytëzojnë emigrantët. Sa herë që Shqipëria ka pranuar emigrantë, kemi parë makina me shqiptarë që kishin brenda emigrantë duke shfrytëzuar për t’i përcjellë jashtë Shqipërisë, ky është një rrezik që kemi, nuk është e drejtë. Ose duhet t’i pranojmë si duhet dhe duhet të jemi vërtetë mikpritës. Shpesh herë mikpritja është vetëm si fjalë, por mikpresim me interes, duhet të mikpresim pa interes duke shikuar të mirën e vendit tonë, por edhe të tjerëve.

Çfarë mendoni për debatin që po bëhet në Shqipëri rreth kësaj çështje?
Nuk i kam ndjekur se kam qenë në Itali, por nuk e di përse është bërë ky hap kaq i nxituar, por nëse vijnë duhet të shihet se kush do t’i mbajë e kush do t’i ndihmojë. Shpesh shteti bën kështu, vijnë pastaj ia jep si peshk dikujt tjetër, nuk është e drejtë. Duhen marrë përgjegjësitë si duhet për të ndihmuar këta që dalin nga një rrezik jete pastaj duhet të vendosen normat dhe ligje të drejta.

Përse është hap i nxituar?
Unë çuditem çfarë ka ndodhur në Afganistan. Vetëm populli hebraik është liruar nga Egjipti pa bërë luftë. Këta kanë hyrë pa bërë luftë dhe menjëherë talebanët janë krerët e Afganistanit. Si ka ndodhur kjo gjë, ka hile poshtë, ka diçka që nuk kuptoj. Unë nuk jam politikan, por ka diçka që nuk kuptoj. Vetëm populli hebraik është liruar pa bërë luftë me askënd, vetëm me hirin e Zotit. Për këtë në Afganistan nuk e di si ndodhi ashtu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular