BallinaAktualitetStrehimi i afganëve, Xhaçka takim me Yuri Kim, ambasadorja: Se kemi ende...

Strehimi i afganëve, Xhaçka takim me Yuri Kim, ambasadorja: Se kemi ende numrin e saktë sa do strehohen në Shqipëri

spot_img
spot_img

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka zhvillon një takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila sqaron se në fokus të takimit është ardhja e shtetasve afganë në Shqipëri, një pjesë e të cilëve pritet të mbërrijë sot. Pas takimit mund të ketë një deklaratë për mediat nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja amerikane.

Në një prononcim për mediat pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadorja Kim i ka shprehur mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën në këtë rast dhe tha shtetasit afganë do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

E pyetur për numrin e tyre, ajo deklaroi se nuk e ka ende numrin konkret të afganëve që do të vijnë në Shqipëri.
“Kishim një takim shumë të mirë sot. Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë strehim të përkohshëm.
I shpreh mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën e tyre. Ne nuk kemi një numër të saktë ende, po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në SHBA. Disa po vendosen direkt në SHBA”, tha ambasadorja Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular