Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhur paraditen e sotme në fshatin Rroshnik të Beratit ku një kamionçinë doli nga rruga dhe u përmbys. Mes të plagosur dhe një fëmijë 12 vjeç.
Mësohet se ka gjetur vdekjen pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Beratit 58-vjeçari Zybo Brami dhe janë plagosur shoferi i kamionçinës Astrit Kanaçi dhe dy fëmijët e viktimës, Daniel Brami, 26 vjeç dhe R. Brami, 12 vjeç.
Familjarët e viktimës siç shihet nga pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Eneida Petova bërtasin sapo marrin vesh lajmin dhe me gjithë thirrjet e personelit shëndetësor ata e kanë të pamundur të qetësohen, teksa kërkojnë të shohin njerëzit e tyre. Ndërkohë që mbërrin në spital me barelë dhe shoferi i plagosur i mjetit.