Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë ku një 46-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët është hedhur nga kati i katërt. E gjithë ngjarja është shënuar në Linzë në rrugën “Sotir Caci” ku 46-vjeçari Etmond (Edison) Cenollari pasi ka hyrë në banesë ka filluar të dhunoj bashkëshorten.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë ndërhyrë dhe kanë arritur të shpëtojnë gruan pasi kanë dëgjuar britmat e fëmijëve të cilët kërkonin ndihmë. Gjatë kohës që fqinjët po i jepnin ndihmë gruas siç duket dhe në këtë video ekskluzive të siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti, 46-vjeçari Cenollari është hedhur nga dritarja.
Fatmirësisht edhe pse lartësia ishte e madhe ka arritur të mbijetojë dhe është duke u trajtuar në spital ndërsa bashkëshortja me fëmijët po trajtohen për traumën e mbrëmjes së kaluar.
Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i kësaj ngjarje ndërkohë që sot do të merret në pyetje bashkëshortja.