BallinaAktualitetPallatet pa leje, 30 ditë afat për të marrë tapinë! Nga aplikimi,...

Pallatet pa leje, 30 ditë afat për të marrë tapinë! Nga aplikimi, dokumentet që duhen deri te hipotekimi

spot_img
spot_img

Gati 4 vite nga miratimi i ligjit që i hapi dritën jeshile hipotekimit të pallateve pa leje, mësohet se në pjesën dërrmuese, procesi ka përfunduar. Kreu i Kadastrës, Artan Lame, tha dje se në të gjithë vendin janë 902 pallate të legalizuara me rreth 20 mijë familje përfituese, çka do të thotë se kanë mbetur edhe rreth 400 objekte me mbi 12 mijë familje, që janë ende në pritjeje për të marrë dokumentin e pronësisë.

HIPOTEKIMI

Ligji përcakton që për pallatet, të cilat janë vetëdeklaruar nga ndërtuesi, procedura të fillojë fillimisht me ta. Por në rast se investitori brenda një afati 30-ditor nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Agjencisë, atëherë procedurat do të nisin me qytetarët që kanë blerë apartamente në këto pallate. Lidhur me afatet, për marrjen e dokumentit të pronësisë qytetarët duhet të presin që të përfundojë afati 30-ditor.

Gjatë kësaj periudhe, familjet të cilat kanë pakënaqësi apo duhet të korrigjojnë ndonjë pasaktësi mund ta bëjnë këtë duke shfrytëzuar këtë mundësi të fundit. Edhe kreu i Kadastrës bëri të qartë dje, nga kompleksi Malajzian në Tiranë se dokumenti i pronësisë për banorët e këtij kompleksi do të lëshohet në përfundim të afatit 30-ditor. E njëjta praktikë ndiqet për çdo objekt.

Pra, fillimisht aplikohet, dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm, shqyrtohet dosja dhe më pas afishohen listat duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të bëjnë korrigjimet e nevojshëm, nëse kanë. “Përfundimi i procedurave u mundësua tani falë eksperiencës së fituar vitet e fundit me legalizimin e pallateve të braktisura nga pronarët si edhe procedurat e formatuara me Ligjin 20/20 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH” dhe VKM 1040, datë 25.11.2020, “Për përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të Aktit të Legalizmit për ndërtimet pa leje”.

Tashmë, banorët do të kenë një afat 30-ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që po afishon Drejtoria Vendore e Kadastrës Tiranë Rural 2. Pas këtij afati, shoqëria do të fillojë shpërndarjen e dokumentit përfundimtar të pronësisë për secilin banor”, tha Lame.

DOKUMENTET

Gjithsej janë 13 dokumente që duhet të dorëzohen për të marrë certifikatën e pronësisë. Caktimi i një për faqësuesi, kopjet e vetëdeklarimeve apo kontratave si edhe lista e banorëve janë tri dokumentet bazë për fillimin e procedurave të hipotekimit të pallateve pa leje. Krahas dokumentacionit të mësipërm, duhet të dorëzohen po ashtu: kopje të kartave të identitetit të personit/personave që kanë kryer blerjen, certifikatë familjare të blerësit në momentin e blerjes, kalimet mbi pronësinë, nëse ka pasur shitje tek palët e treta, projektin e miratuar, projektin e gjendjes ekzistuese, tabelën e sipërfaqeve, aktekspertizën e qëndrueshmërisë së objektit si edhe çfarëdo akti noterial që lidhet me posedimin dhe pronësinë.

Sa i takon projektit të pallatit, mund të merret nga njësia vendore, autoriteti që ka lëshuar lejen e ndërtimit, mund të prodhohet nga një subjekt i licencuar i kontak tuar nga qytetarët, ose nga drejtoria përkatëse e ASHK. Ndërkohë, lidhur me aktekspertizën për qëndrueshmërinë e objektit, është dokument teknik, i cili lëshohet nga inxhinier i licencuar, dhe përgatitet detyrimisht për të gjithë godinën. Nga Agjencia janë identifikuar 1320 pallate të pahipotekuara.

Pjesa më e madhe prej tyre janë të përqendruara në Tiranë. Tipologjitë e problematikave të vërejtura më herët në këto objekte janë të ndryshme. Kështu, ka raste kur pallati është me leje ndërtimi, por është ndërtuar një kat apo shtesë pa leje. Ka ndodhur që lekët i janë dhënë ndërtuesit, por ky i fundit nuk ka ndjekur procedurat e hipotekimit, apo raste kur leja e legalizimit nuk ekziston fare, si edhe raste kur vetë qytetarët kanë abuzuar duke ndërtuar një shtesë apo kat pa leje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular