BallinaKronikeRrezikoi mbytjen, vrojtuesi tregon orët e tmerrit për kompozitorin e njohur: Doli...

Rrezikoi mbytjen, vrojtuesi tregon orët e tmerrit për kompozitorin e njohur: Doli në breg pa shenja jete normale

spot_img
spot_img

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja pak ditë më parë. Saraçi po kalonte pushimet pranë plazhit të Hamallajt në zonën e Durrësit, kur pa pritur një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në këtë plazh, e ka tërhequr në brendësi.

Në këtë moment ka ndërhyrë një nga vrojtuesit e plazhit, i riu Ismet Keta, i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e kompozitorit nga uji, duke i shpëtuar jetën. Ai ka pikasur dy persona që kërkonin ndihmë në këtë hapësirë bregdetare për të shpëtuar kompozitorin Saraçi. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, anëtarët e së cilës kanë shpëtuar dhjetëra persona nga mbytja gjatë muajve të verës.

NGJARJA

Ka qenë pasditja e datës 5 gusht, kur kompozitori i njohur ka hyrë në det në zonën e Hamallajt për t’u larë. Në atë moment, për shkak të vorbullës së krijuar nga uji i detit, Saraçi nuk ka arritur të dalë dhe për pasojë, ka rrezikuar të mbytet. “Personi në foto është një personazh shumë i dashur i ekranit tonë. Vrojtuesit të plazhit, Ismet Keta i duheshin vetëm 10 minuta për të mbyllur turnin e punës në plazhin e Hamallajt. Nga pjesa e plazhit publik ka dëgjuar britma për ndihmë… Me baywatch në dorë është nisur menjëherë drejt detit”, sqaron “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.

Vrojtuesi ka deklaruar se ka evidentuar dy persona që kërkonin ndihmë për mikun e tyre, i cili kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit. Në deklaratë thuhet se kompozitori ishte i rraskapitur. “I lodhur nga stërmundimi dhe lufta me dallgët, i rrezikuari ishte në gjendje kritike për jetën”, thuhet më tej. Ismeti tregon se iu deshën rreth 20 minuta për të dalë nga vorbulla bashkë me të rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishëm për t’u mbajtur te baywatchi i shpëtimit. Falë Zotit, sot vrojtuesit shpëtuan një personazh që i ka dhënë shumë publikut nëpërmjet ekranit dhe do të vazhdojë t’i japë”, përfundon reagimi

“U NXOR PA SHENJA NORMALE JETE”

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Gent Lasku, tha se rrymat në det vështirësuan punën e shpëtimit. “Rrymat në det nuk po e lejonin të afrohej, ishte shumë i pafuqishëm. Është në gjendje të mirë, por edhe ai ndihmoi në shpëtimin e vetes, i lehtësoi vrojtuesit. U bë i mundur shpëtimi dhe mund të them që ishte nga lajmet më të bukura dhe të ngrohta”, deklaroi ai për “News 24”. Lasku tha se kur është nxjerrë në breg, ka qenë pa shenja normale jete.

“Kur u nxor në breg, ishte në gjendje me shenja jete normale, por gjendja fizike dhe energjia e tij njerëzore nëse do të ishte në ujë dhe nuk do të kishte një ekspert që ta ndihmonte, të jeni të sigurt, largqoftë rasti do të ishte fatal. Do të duheshin 120 sekonda të dorëzohej, të fundosej dhe të pinte ujë”, tha Lasku. Ai tha se ka pasur gjatë këtij viti 80 raste shpëtimi, 25 prej të cilëve kanë qenë të gradës së tretë, ku vetëm 7 prej tyre janë rikthyer në jetë. Ai bëri me dije gjithashtu se në 15 raste, vështirësitë për nxjerrjen nga deti kanë qenë tejet të mëdha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular