BallinaKronikeSherr mes adoleshentësh, 16 vjeçari në gjendje të rëndë

Sherr mes adoleshentësh, 16 vjeçari në gjendje të rëndë

spot_img
spot_img

Policia e Sarandës ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes së një 16-vjeçari.

Autoritetet kanë mundur të arrestojnë bashkëmoshatarin e të plagosurit, O. H., Ky i fundit, pas një sherri të çastit ka goditur me thikë të miturin B. A., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ , e mbetur në tentativë

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Plagosi më mjet prerës (thikë) një 16-vjeçar, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas, në vendin e quajtur ‘Plazhi i ri’, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, shtetasin e mitur me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ , e mbetur në tentativë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular