BallinaKronikeTritoli që mund të hidhte në erë Durrësin/DETAJE nga vendosja e 50...

Tritoli që mund të hidhte në erë Durrësin/DETAJE nga vendosja e 50 kg lëndë plasëse në biznesin që…

spot_img
spot_img

Policia ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në lagjen nr. 14 në Durrës, ku u vendos 50 kg tritol nga tre persona të paidentifikuar në impiantin që prodhonte çimento.

Prokuroria dhe policia e Durrësit kanë arritur të gjejnë vendin se ku është blerë sasia e tritolit. Ndërkohë tregtari tregon se sasinë e tritolit ja shesin vetëm kompanive të guroreve dhe jo individëve privatë që nuk kanë një licencë për përdorimin e sasive të eksplozivit.

Shitësi u ka treguar policisë listën e kompanive me të cilën ka marrëdhënie tregtare, duke përjashtuar në mënyrë kategorike që tritoli të kishte dalë nga depoja e tij, tek individë privatë të palicensuar. Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht burime pranë bluve të Durrësit bëjnë me dije se dy janë pistat kryesore që po hetohen: Mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose mund të jetë një kërcënim për administratorin e firmës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular