UEFA ka bërë publik finalistët për çmimin e lojtarit të vitit dhe trajnerit të vitit për sezonin 2020/21. Një garë e ethshme pritet të jetë ajo për teknikun më të mirë, ku mes tre më të mirëve gjejmë emra të mëdhenj si Roberto Mancini, fitues i “Euro2020”, Thomas Tuchel fitues i Champions League dhe Super kupës europiane. Mes Mancinit dhe Thuchel ndodhet edhe Pep Guardiola, fitues i Premier League dhe finalist i Champions League. Gara për trofeun e trajnerit të vitit pritet të ndahet mes Mancinit dhe Thucel
Nuk pritet të ketë shumë dyshime në lidhje me lojtarin e vitit ku tre finalistet janë Ngolo Kante i Chelsea, Jorginho i Chelsea dhe Kevin de Bruyne i Man.City. Mesfushori i Italisë shihet më i avantazhuar pasi vjen në këtë pikë me shumë trofe dhe si protagonistë kryesorë, fitues i Champions League, Superkupës europiane dhe mbi të gjitha fitues i “Euro2020”. Fituesit do të shpallen më 26 gusht në Stamboll gjatë hedhjes së shortit për fazën e grupeve në Champions League.