BallinaKronikeVIDEO/ Dalin pamjet e operacionit tek ish-Parku i autobuzëve, ku u arrestua...

VIDEO/ Dalin pamjet e operacionit tek ish-Parku i autobuzëve, ku u arrestua efektivi i RENEA

spot_img
spot_img

Dalin pamjet e operacionit të 20 gushtit 2021 të Shërbimit të çështjeve të Brendshme mbi goditjen e një grupi që shpërndante drogë, në mesin e të cilit edhe një efektiv i RENEA-s, Rael Luli, 27 vjeç.

SHÇBA ka publikuar pamjet e mëposhtme.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, e drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka kryer hetime disamujore me metoda speciale kundër një grupi kriminal.

Si rezultat, edhe me mbështetjen e Policisë së Tiranës dhe të Njësisë Operacionale, ka realizuar goditjen e grupit kriminal të tregtimit të lëndëve narkotike që vepronin kryesisht në qytetin e Tiranës.

Në datën 20 gusht 2021 rreth orës 19:30, tek ish-Parku i autobuzëve në Njësinë Bashkiake nr. 7 të Tiranës, u bë ndërhyrja dhe arrestimi në flagrancë i

R.L., 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”;

J.L., 30 vjeç;

G.S., 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.

Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:

G.H., 26 vjeç;

E.S., 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.

Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:

434 gr kokainë;

576 gr kanabis, e ambalazhuar;

100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

Vlera monetare 11,890 euro;

3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

1 automjet tip Benz;

7 aparate celularë;

Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

2 motoçikleta (pa targa).

Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasit e ndaluar dhe arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular