BallinaAktualitetVIDEO/"Shqipëri o nëna ime"! Aktori turk krenar, kërcen me flamurin shqiptar

VIDEO/”Shqipëri o nëna ime”! Aktori turk krenar, kërcen me flamurin shqiptar

Aktori i njohur turk mjaft simpatik që ka fituar zemrën e të gjithëve Burak Yoruk është me origjinë shqiptare dhe këtë e ka pranuar edhe në rrjetet e tij sociale. Para disa kohësh ai ka publikuar një foto në Instagram dhe në mbishkrimin e saj shkruan: Djali i nënës.

Ndërsa së fundmi Burak ka marrë pjesë në një dasmë ku nuk ka ngurruar të tregojë se ndihet krenar për origjinën e tij. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet aktori duke kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare. Ndërkohë që ai kërcente me këngën “Shqipëri o nëna ime”, në sy ra flamuri shqiptar që valëvitej mes dasmorëve.

Buraku e ka nënën shqiptare dhe e ka zbuluar prejardhjen e tij me një video në Youtube, por ai di vetëm disa fjalë shqip.  “I di disa fjalë, çka po bon, mirë, ti qysh je”, ka thënë aktori.

Kujtojmë se aktori ka marrë pjesë në seriale të shumta turke që janë transmetuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe kanë qenë mjaft të ndjekura. Projekti i tij më i fundit është seriali “Ask Mantik Intikam” që ka vetëm disa javë që ka nisur transmetimin në Turqi dhe luan krah aktorëve të njohur turk si Burcu Özberk, Melisa Döngel dhe Ilhan Sen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular