Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan-Funar.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua e për pasojë janë plagosur dy persona.
Ata janë dërguar në spital ku mësohet se një prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Të plagosurve u është dashur më shumë se 30 minuta për t’i dhënë ndihmën e parë për shkak të distancës dhe terrenit.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin çka ka shkaktuar dhe këtë aksident.
Policia vijon punën pëe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij aksidenti.