BallinaKronikeAksidenti ku humbën jetën dy punonjësit e sigurisë në Marinzë, si e...

Aksidenti ku humbën jetën dy punonjësit e sigurisë në Marinzë, si e zbuloi kompania makinën e përmbysur në kanalin vaditës

spot_img
spot_img

Dy personat që kanë humbur jetë në aksidentin pasditen e sotme në Marinëz janë punonjës të një kompanie sigurimi që operon në këtë zonë.

Sipas News24, ka qenë pikërisht kjo kompani që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. Nëpërmjet lokalizuesve të GPS, kompania konstatoi se për disa kohë, makina nuk lëvizte në hartë.

Kjo ka sjellë shqetësimin e tyre të cilët shkuan në vendngjarje dhe kanë gjetur makinën e përmbysur në kanalin vaditës.

Ata kanë lajmëruar policinë për të ardhur në vendngjarje dhe për të filluar hetimet.

Makina është gjetur rreth orës 13:00 pasditen e sotme në zonën e Marinzës në një kanal vaditës në këtë zonë.

Policia ka arritur të nxjerrë nga kanali makinën si dhe trupat e pajetë të dy viktimave. Viktimat nuk janë identifikuar ende, por Neës24, raporton se bëhet fjalë për dy persona të moshave rreth 50 dhe 30 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular