BallinaKronikeDhunë në familje, lojëra fati e vjedhje, 13 të arrestuar në Tiranë!...

Dhunë në familje, lojëra fati e vjedhje, 13 të arrestuar në Tiranë! Çfarë ka ndodhur në orët e fundit në kryeqytet

spot_img
spot_img

Gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Një 29-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi në lokalin e tij ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 34 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij, ky shtetas ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve u proceduan dhe 7 shtetas të tjerë, klient të lokalit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 35 vjeç, me masë sigure “Arrest në shtëpi”për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në rrugën “7 Marsi”, u kap jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 44 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një armë gjahu shtetasin F. R.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Xh. M., 20 vjeç, K. A., 52 vjeç dhe E. B., 30 vjeç,pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; A. M., 45 vjeç, A. M., 28 vjeç, E. K., 26 vjeç, dhe A. G., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit D. T., 29 vjeç, pasi ka dhunuar fizikisht shtetaset A. E. dhe D. D. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas vuante nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale dhe udhëzimeve të Prokurorit ky shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 Tiranë për trajtim të specializuar.

  • Më datë 21.08.2021, në rrugën ‘‘Njazi Meka“, kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar vlerash monetare në banesën e shtetasit H. Ç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular