BallinaKronike"U vra në makinën e nuses së..."/I afërmi jep detaje për vrasjen...

“U vra në makinën e nuses së…”/I afërmi jep detaje për vrasjen e 25 vjeçarit, familja hap dyert e mortit

spot_img
spot_img

Familja e 25 vjeçarit Xhuljan Bullari, të vrarë në mënyrë misterioze në Babicë të Vlorës, ka hapur dyert e mortit. Banesa e tyre ndodhet në Babrru, në rrugën “Vojo Kusho”.

“Nuk kishte asnjë konflikt me askënd. Makina brenda të cilës u gjet, është e nuses së dajës së tij. Familja nuk ka pasur dijeni për vendndodhjen. Ka marrë një telefonatë nga policia për të bërë identifikimin e një personi që ishte qëlluar në Vlorë“, ka deklaruar një i afërm i të riut për Faxnews.

Xhuljan Bullari do të përcillet në banesën e fundit në Tufinë, në orën 15:00 të kësaj të Diele. Xhamat e makinës ku është ekzekutuar rreth orës 21:00 të të premtes i riu, janë gjetur të hapur

Po kërkohen gjurmë të ndonjë personi që mund ta ketë telefonuar e më pas shoqëruar përmes kanosjes për në zonën ku ndodhi ngjarja.

Nuk përjashtohet mundësia të jetë qëlluar nga një person që mund të ketë qenë ulur në sediljen e pasagjerit. Janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje përfshirë familjarë të viktimës.

"U vra në makinën e nusës së..."/ I afërmi"U vra në makinën e nusës së..."/ I afërmi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular