Qyteti i Vlorës u trondit mëngjesin e djeshëm pasi një i ri u gjet i vrarë brenda një automjeti.
25-vjeçari, Xhuljano Bullari, u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në fshatin Babicë, brenda një mjeti tip Fiat Punto.
Më pas sipas hetimeve të policisë, rezultoi se i riu ishte qëlluar me tre plumba, njëri prej të cilëve në kokë që i ka shkaktuar edhe vdekjen
Sipas ekspertizës, Xhuljano nuk e ka pritur se do të qëllohet, kjo sipas ekspertizës, gjykuar nga pozicioni i kokës
Hetuesit thonë se Bullari ka arritur aty i shoqëruar nga persona të njohur, të cilët e kanë çuar në pritë dhe e kanë qëlluar rreth orës 21:00 të darkës.
Mister mbetet ende arsyeja e vrasjes por mësohet se i riu kishte pak kohe që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për transport të paligjshëm të disa sirianëve.