BallinaKronikeAtentati në Lushnjë, policia jep detajet e para: 1 i vdekur 3...

Atentati në Lushnjë, policia jep detajet e para: 1 i vdekur 3 të plagosur mes tyre një vajzë 24 vjeçe

spot_img

Policia konfirmoi vrasjen e pronarit të Bar Pedonale në Lushnjë, Bledar Muça. Sipas uniformave blu janë edhe tre të plagosur të tjerë nga breshëritë e Kallashnikovit, mes tyre një vajzë 24 vjeç me inicialet S.L. Nuk dihet ende si është gjendja e të plagosurve.

Njoftimi paraprak i Policisë së Lushnjes

Rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M. dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T. dhe S. L., 24 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular