BallinaAktualitetHumbi betejën me Covid, familjarët e 19-vjeçarit: Ishte sportist, s’kishte sëmundje të...

Humbi betejën me Covid, familjarët e 19-vjeçarit: Ishte sportist, s’kishte sëmundje të tjera

spot_img

19-vjeçari nga Kosova Hekuran Jezerci, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Nga raportimet e mediave në Kosovë, mësohet se i riu ka humbur betejën me virusin dy ditë më parë.

Sipas familjarëve, 19-vjeçari ishte sportist dhe nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëuese.

Arsim Jezerci thotë se në mesnatë gjendja e tij është përkeqësuar dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ai nuk ka mundur të mbijetojë.

“Në mesnatë iu ka përkeqësuar gjendja, ka filluar frymëmarrja me iu ndalë. S’ka mujt me ecë, e kam kap në krahë, në veturë dhe këtu në Kaçanik e kemi sjell në spital.

E kanë dhënë maksimumin motrat, mjekët por me kushtet që i kanë pas s’kanë pas gjë më shumë me bo. Kemi vazhduar me emergjencë për Ferizaj. Atje e kemi lajmëruar rastin, shumë mjekë, shumë motra, me çka kanë pas motra për me ja kthyer jetën por deshti zoti e mori”, tregoi ai.

Ai i bën apel qytetarëve që të marrin vaksinën.  “Kush e sheh këtë video sa më shpejt le të vaksinohet. Allahu çka e ka shkruajt aty, na s’mundemi me i ikë asaj por obligimet që ne i kemi duhet me i kry’, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular