Identifikohen personat që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri drejt një lokali në Lushnjë.
Bëhet fjalë për shtetasit Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, ndërsa viktima është Bledar Muçaj, pronar i lokalit. Deri më tani nuk dihet nëse viktima ka qenë i ulur me personat e plagosur.
Po ashtu mësohet se atentatorët kanë hapur zjarr nga një makinë që ka qenë në lëvizje, duke qëlluar me breshëri automatiku drejt lokalit, që ka qenë i populluar.