BallinaAktualitetRrahja e ish-të dashurës në Francë e vrasja e 18-vjeçares në Kosovë/...

Rrahja e ish-të dashurës në Francë e vrasja e 18-vjeçares në Kosovë/ E kaluara e errët e të riut që ngriti policinë në këmbë

spot_img

Një ngjarje shokuese ka ngritur në këmbë sot policinë e Kosovës, pas vdekjes së një 18-vjeçareje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Ferizaj, ku autori i dyshuar, Dardan Krivaça, i dyshuari ka rrahur për vdekje 18-vjeçaren Marigona Osmani.

Por kjo nuk është hera e parë që emri i Krivaças del në dokumentat e policisë.

“Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”, janë në mesin e akuzave për të riun.

Ndaj Dardan Krivaçës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një vajze tjetër në Francë. I riu, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa në Ferizaj njihej si person problematik, pasi ishte përfshirë në disa sherre me rrahje dhe plagosje me thikë.

Tashmë pas hekurave qëndron shoku i tij, Arbër Sejdiu, i cili bashkë me Krivaçën kishin çuar 18-vjeçaren në derën e spitalit pa shenja jete dhe më pas u larguan me një Audi me targa zvicerane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular