BallinaKronikeTragjike/Nuk pranonte ndarjen, 38-vjeçari vret ish-të fejuarën dhe arratiset, policia e gjen...

Tragjike/Nuk pranonte ndarjen, 38-vjeçari vret ish-të fejuarën dhe arratiset, policia e gjen të vetëvarur

spot_img

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Itali ditën e sotme ku 26-vjeçarja Vanessa Zappala është qëlluar për vdekje nga ish-partneri i saj.

Sipas mediave italiane e reja, u vra nga ish i fejuari i saj në fshatin Atsi Tretsa. Teksa ajo po ecte së bashku me shoqet dhe kushërirën e saj në rrugën e fshatit, u qëllua për vdekje nga 38-vjeçari.

Pas 16 orësh kërkime, policia mundi të gjejë autorin e vrasjes të vetëvarur në pronën e xhaxhait të tij.

Miqtë e Vanessës i thanë policisë se e reja kishte marrë kërcënime dhe ngacmime të vazhdueshme nga ish-partneri i saj i cili nuk kishte pranuar vendimin e saj për ndarje.

Ajo kishte denoncuar ish-partnerin në polici, por deri më tani nuk ishte marrë ende asnjë masë ndalimi ndaj tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular