Ferizaj u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë pasi, Marigona Osmani 18-vjeçare, u nda tragjikisht nga jeta.
Dardan Krivaqa, 29-vjeç, dhe shoku i tij Arber Sejdiu, 32, e hodhën trupin e të resë pa shenja jete në dyert e spitalit të Ferizajt.
Mediat kosovare zbulojnë se Osmani është mbesa e një prej këngëtareve të njohura të muzikës popullore në Kosovë
Bëhet fjalë për Fatlume Popovcin. Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Zoti të past çu në xhenet, me pikëllim të madh po shprehem moj mbesa ime, Zoti i dënoftë ata që të lënduan,”- shkruan ndër të tjera këngëtarja.
![](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/9e0162bdf087e7fb3721304eebf5711e.jpg)
![U hodh e vdekur në dyert e spitalit/ Marigona Osmani është mbesa](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-6123cea44d64e.jpg)