Pamjet që po shikoni tregojnë përplasjen mes dy personave që ndodhi sot në qytetin e Korçës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur disa të rinj, të ndarë në grupe, janë përplasur me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre dallohet që ka edhe një armë zjarri në dorë.
Në një moment, siç shihet edhe nga videoja e Report TV, ai ia drejton një tjetri dhe brenda pak sekondave tërhiqet dhe e fut sërish pistoletën në brez.
Policia njoftoi sot se ka qenë Anri Reli, i cili dyshohet se ka qëlluar me thikë një tjetër person të identifikuar si Sotiraq Misha. Ky i fundit është dërguar në spital. Shkak për këtë sherr dyshohet të jetë bërë konflikti i pronësisë së një resorti në Moravë. Reli, djali i një biznesmeni Arben Reli, është vënë në pranga.