BallinaAktualitetJa 11 vatrat aktive nga veriu në jug, si paraqitet situata e...

Ja 11 vatrat aktive nga veriu në jug, si paraqitet situata e zjarreve në Shqipëri

spot_img
spot_img

Vijon të jetë problematike situata nga zjarret në majën e Rrunës në qarkun e Kukësit, ku po punohet me helikopterin holandez dhe 30 trupa te Forcave te Armatosura. Sipas njoftimit të Minsitrisë së Mbrojtjes më problematike situata paraqitet në Majën e Zezë.

Një tjetër vatër zjarri që është përhapur gjatë mbrëmjes së djeshme është edhe në Qarkun e Dibrës, ku po punon helikopteri holandez, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjësit e shërbimit pyjor, ndërsa zjarri nuk paraqet rrezik për banesa. Vatra të tjera zjarri paraqiten edhe në Tiranë dhe Lezhë, po nuk kanë rrezik për banesat.

Situata e zjarreve datë 24 gusht 2021, ora 09:00:

1.   Qarku Kukës. Zjarri në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Krahas helikopterit holandez ne terren janë edhe 30 trupa te Forcave te Armatosura. Situata paraqitet problematike ne majen e Zeze.

2.  Qarku Shkodër: Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz. Po mbahet nen kontroll, nuk paraqet rrezik.

3.  Qarku Shkodër: Zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, po mbahet nën kontroll nga zjarrfikësit lokale.

4.  Qarku Shkodër. Zjarri në vendin e quajtur Qershizë-Fushë Kumulli në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë, vazhdon puna për shuarjen e vatrave te vogla.

5. Qarku Vlorë. Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative. Nuk ka rrezik për banesat.

6.  Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Vijon puna nga zjarrfikësit e bashkisë Mirdite në disa zona të caktuara për ta mbajtur zjarrin nën kontroll. Nuk paraqet rrezik për zona të banuara.

7.  Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka intesitet të ulët dhe nuk paraqet rrezik për përhapje dhe zona të banuara. Vatra po mbahet në monitorim.

8.  Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë nuk paraqet rrezik për zonë të banuar dhe po mbahet në monitorim.

9.  Qarku Dibër. Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat. Gjatë mbrëmjes se djeshme zjarri është përhapur për shkak të erës. Sot po punon helikopteri holandez, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Zjarri nuk paraqet rrezik për banesa.

10.  Qarku Dibër. Zjarri në fshatin Kacni (në pjesën fundore të tij në fshatin Balgjaj 1 që kufizohet me Klosin), njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Vijon djegia e brendshme e vatrave. Po monitorohet nga forcat e bashkisë Dibër.

11.  Qarku Tiranë. Zjarri në fshatin Mengël, njësia administrative Helmës, bashkia Kavajë nuk paraqet rrezik për zona te banuara, megjithatë në terren krahas 40 trupave te FA, janë angazhuar edhe zjarrfikësit e Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular