BallinaAktualitetKush ishte “i forti” i Elbasanit që nuk i ndaloi policisë dhe...

Kush ishte “i forti” i Elbasanit që nuk i ndaloi policisë dhe përplasi 3 makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit që vuri në alarm policinë e qytetit.

Një automjetit tip “Benz” nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar. Në përpjekje për tu larguar goditi edhe 3 automjete të tjera që ishin në lëvizje.

Menjëherë pas këtij incidenti, policia bllokoi rrugët hyrëse dhe dalëse të këtij qyteti, derisa arriti që të ndalojë makinën Benz.

Mësohet se drejtuesi i tij është arrestuar dhe shoqëruar në komisariatin e qytetit të Elbasanit. Policia  nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e “të fortit” që ngriti në këmbë uniformat blu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular