Inspektori Levzat Veselaj, 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, është arrestuar nga drejtoria rajonale e SHÇBA.
Në një njoftim bëhet e ditur se ai akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”
“Mbeshtetur në faktet dhe provat e administruara gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara, punonjësi i Policisë, L.V., gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij organik, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme, në këmbim të premtimit për mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.”– thuhet në njoftim.