BallinaKronikeKreu plagosjen e 4-fishtë në Tiranë/ RENEA gjunjëzoi Astrit Seferin teksa festonte...

Kreu plagosjen e 4-fishtë në Tiranë/ RENEA gjunjëzoi Astrit Seferin teksa festonte ditëlindjen, mes një party në Mamurras

Vrasja e Bledar Muçës në Lushnje, ngriti në këmbë RENEA-n ditën e djeshme, e cila në bashpunim me strukturat e policisë vendore ka ushtruar kontrolle të befasishme në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan.

Kontrollet e befasishme kishin në fokus kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë apo të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale kundër personit dhe pronës.

Mes të arrestuarve ishte edhe Astrit Seferi, 36-vjeçari që u prangos teksa po festonte ditëlindjen e tij. Seferi u arrestua në një lokal në Mamurras, aty ku ndodhej me të afëm e miq të tij me rastin e ditëlindjes.

I shpalluri në kërkim për plagosjen e katërfishtë, Seferi mbahej nën vëzhgim nga policia dhe efektivët kishin pikasur bar-in e tij të preferuar, ku u kap edhe mbrëmë.

Seferi akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në bashkëpunim me të vëllanë, Arben Seferi, ai ka kryer një plagosje në zonën e Laprakës, në vitin 2017.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular