Britania e Madhe po rishikon kufizimet e vendosura për shkak të Covid me vendet ku ditët e fundit është vënë re rritje e fortë e infeksioneve të reja.
Mali i Zi është vendi i parë që e pëson në rajon, i cili nga data 30 gusht do të kalojë nga zona gri në zonën e kuqe, ku udhëtarëve që hyjnë në ishull nga ky vend do t’u kërkohet karantinimi 10-ditor.
Së bashku me Malin e Zi, Britania e Madhe do të lëvizë në këtë listë edhe Tajlandën. Ndërkohë, Shqipëria aktualisht renditet nga autoritetet britanike në zonën gri.
Klasifikimi në këtë listë i përjashton shtetasit shqiptarë dhe të huajt që udhëhtojnë nga Shqipëria për në Britani nga karantina 10-ditore. Në vend të saj ata duhet të paraqesin një test Covid të 72 orëve të fundit, të rezervojnë, paguajnë dhe kryejnë një test tjetër brenda dy ditëve nga mbërritja dhe të plotëson formularin e lokalizimit të pasagjerit.
Këto tre kushte duhet të plotësohen nga të gjithë udhëtarët, pavarësisht nëse janë apo jo të vaksinuar.
Megjithatë, rritja e fortë e rasteve të reja, sidomos në tre ditët e fundit mund të kërcënojë këtë klasifikim. Sa për krahasim, ditën e mërkurë Shqipëria numëroi 800 raste të reja me Covid, ndërsa Mali i Zi rreth 600 raste.
Aktualisht, vendi i vetëm i rajonit në rrezik për të kaluar nga lista e gjelbërt në atë gri është Kroacia