Nga Bedri BLLOSHMI
Pas mbarimit të luftës civile më 1944 Shqipëria u pushtua nga komunsitët. Lufta Civile vazhdoi me një ndryshim të vogël duke u kthyer në një luftë kalse ku goditeshin të gjitha familjet e klasës së përmbysur. Filloi kasaphana me grabitjen e pasurisë, pushkatimeve, burgosjeve, internimeve dhe shkatërrimit total të këtyr familjeve që kishin punuar për Shqipërinë.
Sot zhurmohet shumë gjoja se po përpiqen të gjejnë njerëzit e pushkatuar nga regjimi diktatorial. U mbushën 8 vjet që në këtë drejtim nuk është bërë asgjë, nuk është gjetur qoftë edhe një kufomë. Autoriteti i shkatërrimit të dosjeve që drejtohet nga Genta Sula, sa herë flet për këto krime nuk thotë se kush i ka bërë këto krime. Stafi i saj është ndërtuar mbi bazën e Sigurimit të Shtetit. Çdo i dënuar që shkon për të marrë një dokument tek ky Autoritet, ai detyrohet që të paguajë dhe përsëri nuk e merr dosjen e plotë, i merr të seleksionuara sipas porosisë së Genta Sulës. Genta Sula thotë se, janë dokumenta të deklasifikuara, por gënjen me plot gojën sepse dosja e hetuesisë dhe e gjyqit nuk kanë qënë asnjë herë të klasifikuara.
Unë jam futur vetë në Arkivin e Sigurimit të Shtetit pas viteve ’90 dhe kam gjetur dosje formulare të poetëve të pushkatuar Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Këto dokumenta tregojnë rrugën djallëzore se si i kanë përndjekur dhe si i vranë këta dy poetë. Për këtë kam botuar edhe një libër para 15 vjetësh dhe ja kam dhënë Genta Sulës kur ishte zëvendësminitre e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Në bazë të të gjitha rregullave i kërkova Autoritetit të Dosjeve të më vinte në dizpozicion dosjen e dy poetëve dhe timen. Drejtoresha Genta Sula më ktheu përgjigje se, “Juve nuk ju takon ta merrni atë dosje sepse jeni familjar i largët”.
Ditën e përkujtimit të 40 vjetorit të pushkatimit të dy poetëve në Librazhd, Genta kishte shkuar në Librazhd dhe më merr në telefon. Kur unë shkova atje nuk e gjeta Gentën. Të nesëmen në mëngjes lexoj në gazetën “Panorama” se, Genta Sula me bashkëpunëtorët e Sigurimit që i ka marrë në Autoritet, pasi kishte përpunuar dhe mashtruar djalin e Gencit, Petrika Lekën, ky i fundit dha një intervistë ku shprehej se, “Genta Sula më dha diskun e dosjes së babait dhe unë e them me plot gojën se ka ardhur koha që ne t’i falim vrasësit tanë”. E vërteta është se, Petrika Leka e dha intervistën i ndikuar nga Genta Sula për të bërë eksprten letrare, mikeshën e saj, Diana Çuli, që çoi në pushkatim Genc Lekën që ta merrte Diana Çulin te dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Kur unë fola me Petrikën, i kërkova të më sillte diskun e dosjes së Gencit që të shikoja çfarë dokumentash kishte në atë disk, ai më tha: “Bedri, unë nuk ta jap sepse Genta Sula më tha mos ja jep askujt që ta shikojë këtë disk”. Pasi e binda, ai ma solli diskun. Kur e hapa diskun pashë se aty ishin disa procesverbale të hetuesisë, nuk ishte as ekspertiza letrare e Diana Çulit dhe as poezitë e Gencit. Ato ishin hequr qëllimisht që të mos dilte emri i Diana Çulit si autore e kespertizës që çoi në pushkatim Genc Lekën. Ti Genta nuk mund ta luash rolin e Ponc Pilatit me intervistën e Petrika Lekës.
Pyes të gjithë këta që qyrraviten për ish-të burgosurit politikë, a kanë një datë se kur do të ndëshkohen për këto krime komunistët?
U drejtohem të gjithë ish-të burgosurve politikë, që asnjë herë mos e besoni Genta Sulën për dokumenta që u jep sepse ato i seleksionon oficeri i Sigurimit të Shtetit, Xhavit Shala bashkë me bashkëshorten e tij që janë punësuar aty për këtë qëllim nga Genta Sula. Mos besoni as fjalët e saj kur thotë se, “ne po përpiqemi të gjejmë të pushkatuarit nga regjimi komunist” sepse ajo e bën për të larë gojën. U mbushën 8 vjet dhe nuk është gjetur asnjë i pushkatuar.
Arsyeja tjetër që është më e fortë; ajo nuk e bën dhe nuk e thotë se kush i ka bërë këto krime pasi bijtë e tyre sundojnë edhe sot Shqipërinë.
Nga informacionet që kam unë, tek Autoriteti i Dosjeve është një fondacion i quajtur “Harabeli” që ka marrë dhe vazhdon të marrë fonde gjoja se po bën diçka për ish-të burgosurit politikë. Kështu paratë e ish-të burgosurve politkë merren nga ky Fondacion. Kërkoj nga KLSH që të dërgojë urgjentisht auditin për të zbuluar se ku përfundojnë paratë e planifikuara në buxhet për ish-të burgosurit politikë.