Janë identifikuar edhe dy viktima të tjera të aksidentit me pesë viktima në Qafë Muzinë.
Mësohet se të vdekur në këtë aksident kanë mbetur shtetasit Fiqiri dhe Dritë Korçari.
Vetëm një vajzë që ishte në furgon ka arritur që të mbijetojë nga ngjarja tragjike që ka ndodhur.
Ndërkohë, mbetet i paidentifikuar ende një trup i pajetë, ndërsa një tjetër është akoma në furgon, pasi nuk është mundur të nxirret.
Sipas policisë, furgoni i linjës së Sarandës është përplasur me një fouristradë dhe ka përfunduar në humnerë, duke sjellë edhe në bilancin tragjik.