Bardhi Proda është shoferi i furgonit, që u përplas sot me një fouristradë dhe për pasojë ai ka humbur jetën, së bashku me katër pasagjerë.
Aksidenti i rëndë ndodhi në Qafë-Muzinë, aty ku furgoni përfundoi 30 metra në greminë pas përplasjes me fuoristradën.
Shoferi 51-vjeçar kryente shërbimin e linjës Sarandë-Tiranë-Sarandë me furgon, ku nisej herët në mëngjes rreth orës 04:00 nga Saranda për në kryeqytet, dhe në orën 11:00 bënte kthimin. Ai kishte vite që punonte si shofer dhe bënte pikërisht këtë linjë.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.
Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.