Policia ka njoftuar në versionin zyrtar të saj se deri tani janë regjistruar 4 viktima nga aksidenti i rëndë në Gjirokastër.
Më parë u raportua për 5 të vdekur, por policia konfirmoi numrin e vërtetë.
Shpejtësia e lartë dhe terreni i lagur dyshohet paraprakisht se janë arsyet e aksidentit të rëndë që ndodhi këtë pasdite në Qafë-Muzinë.
Ndërkohë mësohet se ka ende persona të bllokuar në furgonin e linjës Tiranë-Sarandë që ra në greminë.
Policia, ambulancat por dhe njerëz që ofrojnë ndihmën e tyre ndodhen në vendngjarje por nxjerrja e trupave është e vështirë për shkak të terrenit.