BallinaBotaHetimi britanik/Gazetarja e BBC vdiq nga mpiksja e gjakut në tru të...

Hetimi britanik/Gazetarja e BBC vdiq nga mpiksja e gjakut në tru të shkaktuar nga AstraZeneca

spot_img
spot_img

Lisa Shaw, gazetare e BBC Radio ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara pas marrjes së dozës së parë të vaksinës AstraZeneca.

Në këtë përfundim ka dalë hetimi mjeko-ligjor, më shumë se dy muaj që nga rasti i saj. Lisa Shaë, e cila punonte për BBC Radio Newcastle, vdiq në moshën 44 -vjeçare në maj pasi kishte shfaqur dhimbje të forta koke një javë pasi mori dozën e parë të vaksinës.

Hetimi që pasoi doli me rezultatin se shkak i vdekjes së saj ishte mpiksja gjaku në tru, të shkaktuar nga vaksina AstraZeneca. Shaë kishte pësuar një formë tromboze që shkakton enjtje dhe gjakderdhje në tru.

Shaw, nënë e një fëmije nga Consett, mori dozën e parë të vaksinës më 29 prill. Më 13 maj ajo u dërgua me ambulancë në Spitalin Universitar të North Durham për shkak të dhimbjeve të forta të kokës, që i zgjasin për ditë me radhë.

Mjekët e diagnostikuan me mpiksje gjaku, por pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha ajo sërish gjeti vdekjen. Sipas studimeve britanike, mpiksjet e gjakut të llojit që i morin jetën gazetares së BBC janë raportuar pas vaksinimit me AstraZeneca në 417 raste, ku 72 prej pacientëve kanë gjetur vdekjen, nga thuajse 50 milionë doza të shpërndara në total.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular