BallinaKronike"Ishin shokë burgu"/ Gazetarja zbulon detaje nga vrasja e Xhuljan Bullarit: Si...

“Ishin shokë burgu”/ Gazetarja zbulon detaje nga vrasja e Xhuljan Bullarit: Si nisi sherri…

spot_img
spot_img

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë dhe në gjoks brenda një automjeti në Babicë të Vlorës.

Përmes një postimi në facebook, gazetarja e njohur e kronikës së zezë zbulon miqësinë e lindur në burg mes viktimës dhe autorit të krimit të rëndë, 39-vjeçarit Bledar Selmanaj.

Hoxha thotë se i riu, që “udhëtoi me vdekjen në makinë”, dy vitet e fundit të jetes i kaloi midis burgut, ëndrrës e planëve për t’u larguar në Gjermani dhe papunësisë.

“Nesër , në orën 11 përpara gjykatës së Vlorës del për t’u njohur me akuzen e vrasjes me paramendim , vrasësi i Xhuljan Bullarit një i ri që dy vitet e fundit të jetes i kaloi midis burgut, ëndrrës e planëve për t’u larguar në Gjermani dhe papunësisë. Ishte 25 vjeç dhe mbremja e fundit e jetës së tij kalon shkurtimisht si një film bardh e zi, treguar nga kamerat e sigurisë tanimë të sekuestruara si prova. I riu e mori vrasësin e tij si pasagjer pranë një parkimi afer drejtorisë së Policisë Tiranë, se bashku më të shfaqet teksa po udhëton me mjetin Fiat Punto drejt vdekjes, me vdekjen në makinë edhe në kamerat e qytetit të Lushnjes , kapercën rotondon e Vlorës, hyn në muzg rreth orës 19.54 me drejtim Transballkaniken . Më pas 1 ore më vonë ai shfaqet kur kalon pranë një pike karburanti në Qafë Babicë, sa afër vdekjes që eshtë , por ai nuk e di . Ai po shkon drejt vendit të quajtur Lapidari, ku pasagjeri që ai duhet ta kishte mik burgu do ta qëlloje me dy plumba me një pistolete të llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy, e groposur më pas në shtëpinë e tij”, shkruan Anila Hoxha.

Hoxha shprehet se pas shoqërisë së lindur në burg, Bullari dhe Selmanaj, u ribashkuan sërish më 5 Korrik, datë kjo kur ky i fundit doli nga burgu. Ata vendosen që t’i futen rrugës së tregtimit të drogës, çka do i merrte edhe jetën më pas 25 vjeçarit.

“I dyshuari si vrasës i 25 vjeçarit është Bledar Selmanaj, një 39 vjeçar që u njoh dhe jetoi në të njëjtën qeli me viktimën dhe madje dhe u miqësuan së bashku. Viktima e kishte lënë burgun më herët, ndërsa vrasësi i tij u lirua në datën 5 korrik 2021. Të dy së bashku u ritakuan jashtë burgut dhe sipas rrefimit të vrasësit ata hynë në tregti droge , një ngarkesë për të cilën i dyshuari si vrasës ndërhyri tek ca miq të tij për tua shitur, ca miqve të viktimës. Por nëse dëshmia e tij ështe apo jo e vërtetë, do të duhet shumë pune dhe prova , veç qelizave dhe kamerave të sigurisë, mes tyre edhe konfirmimi nëse arma e varrosur në lagjen 15 tetori është e njëjta nga u kryen qitjet vdekjeprurëse”, shkruan gazetarja.

Gazetarja thekson se konfliktet lindën pas një pagese me lekë fallco të një ngarkese prej 100 kg kanabis të bërë nga miqtë e Bullarit ndaj miqve të Selmanajt.

“Por Selmanaj që dyshohet se mund ta këtë kryer krimin edhe nën efektin e drogës apo për të vjedhur , capitet në dëshmine e tij mes frazave që shprehin dramat që ndodhin me rininë tonë. Ai thotë se negocioi për shitjen e 100 kilogrameve hashash të presuar u shkembye ne Elbasan. Ai thotë se miqtë e viktimes i paguan miqtë e tij me para false. Ai thotë se i kërkoi 3 mije euro shokut të burgut. Ai thote se sherri i drogës është vdekjeprures. Pastaj ai thotë se nuk e vrau ai. Por një telefon që ai e la në banesë menjëherë mbas arratisjes referuar analizës se antenave thonë të kunderten, janë loguar në të njëjtat antena. Derisa të dalin përgjigjjet e laboratorit të kriminalistikes nëse është apo jo ai vrasesi, mbetet i akuzuari kryesor dhe droga mbetet pista kryesore”

Teksa jep disa të dhëna alarmante, gazetarja me të drejtë ngre pyetjen: A nuk duhet të shqetesohemi për rininë dhe të ardhmen tonë?

“E njëjta drogë që dërgon po asnjë dallim në qeli , të shoqeruar e të ndaluar dhjetëra të rinj e të mitur me statusin përdorues. Në Tiranë një plage e re sociale vazhdon e hapur dhe padyshim nuk bëjnë dallim edhe qytetet e tjera. Jo vetëm fëmijë që rrahin prinderit dhe kërkojne 5 mijë lekë të reja për një cigare hashashi, por fëmijë gjyqtarësh , prokurorësh, ish shefash policie , shefash , mjekësh e biznesmenësh kapen rastësisht me dozat e drogës që mbillet. Çështjet mos fillohen mbasi ata konsiderohen përdorues .

Parcelat në mal gjelbërojnë me bindjen se ato tonelata dërgohen drejt një vendi tjetër që nuk është Shqiperia. Rast pas rasti, monitorimi i Qendres FOL tregoi se nga 1 nentori 2020 , vetëm në kryeqytet u shoqeruan mbasi u konstatuan me drogë 640 të rinj dhe adoleshente apo të mitur. Prej tyre 191 u arrestuan. A nuk duhet të shqetesohemi për rininë dhe të ardhmen tonë?”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular