Të lundrosh një javë me këtë jaht “Flying Fox”, kushton tre milion euro, çka e bën atë të mundshëm vetëm për më të pasurit e botës
Por edhe miliarderët duket se i kanë qejf ofertat dhe në brigjet shqiptare, e tillë është nafta pa akcizë që u ofrohet.
Jahti që bën bujë kudo që ankorohet, mbërriti këtë të mërkurë në brigjet e detit të Sarandës.
Pronësia e “Dhelprës Fluturuese“, në media i njihet themeluesit të Amazon, Jeff Bezos edhe pse kjo është mohuar. Zyrtarisht mjeti rezulton në pronësi të një kompanie e cila e jep me qira.
Drejtori i Portit të Sarandës, konfirmoi se nga të dhënat e tij në bord nuk ka personazhe VIP, por vetëm anëtarët e ekuipazhit. Ata kanë kërkuar leje për tre ditë me qëllim kryesor mbushjen me karburant.
Me vendimin e Qeverisë shqiptare për heqjen e akcizës për karburantin për jahtet, ai do ta përfitojë me një çmim prej 52 lekësh [43 euro cent] për litër, marr nga ora news.
Sipas të dhënave, serbatorët gjigantë mbajnë 682 mijë litra karburant që do të thotë se nëse do të bëjë mbushje të plotë do t’i kushtojë 35,490,000 lekë [rreth 292 mijë euro].
Nëse miliarderi që po bën pushimet me mjetin lundrues me vlerë 400 milionë dollarë do ta blinte naftën me çmimin e tregut rreth 175 lekë [1.44 euro] do të duhet të paguante 119,437,500 lekë [rreth 982 mijë euro].
Kjo do të ishte fatura për kompaninë edhe në Itali ku u pa pak ditë më parë në Sicili. Në fqinjin përtej Adriatikut çmimi për litër shkon në 1.46 euro.
Një vit me pare Jahti i Miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko u ankorua pranë portit të Sarandës. Jahti superluksoz ose siç njihet ndryshe si më i madhi në botë, nuk ka ardhur për turizëm në Sarandë, por për tu furnizuar me karburant.
Nafta miliarderit rus i shitet pa taksa e përkthyer në shifra për një litër naftë paguan 52 lekë, ndryshe nga çmimi mesatar në vendin tonë 160 lek për litër. Po ashtu mësohet se jahti luksoz është furnizuar me të paktën 700 ton naftë.
Jahti është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, dhe është jahti më i gjatë në botë, 143 metër dhe kalon lartësinë 91 metër të Statujës së Lirisë, dhe peshon 12.600 ton. Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël. Kujtojmë që më datë 28 korrik Melnichenko ankoroi të njëjtin jaht në të njëjtin vend në bregdetin shqiptar
Sapo qeveria shqiptare vendosi heqjen e akcizën e karburantit për jahtet e huaja, në portet shqiptare të shfaqen disa nga mjetet lundruese të miliarderëve të botës. Kjo mendohet te jete edhe arsyeja kryesore pse miliarderet e huaj preferojne te ndalojnw ne Shqiperi.