BallinaAktualitetKosova gjunjëzohet nga COVID 19! Shënohen 18 viktima, ja infektimet në 24...

Kosova gjunjëzohet nga COVID 19! Shënohen 18 viktima, ja infektimet në 24 orët e fundit

spot_img
spot_img

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta. 2 mijë e 295 të infektuar ka pasur në 24 orët e fundit. Po ashtu 18 pacientë humbën jetën.

Lajmi i mirë është se dhe numri i të shëruarve është i lartë, pasi vetëm sot e kanë fituar betejën me COVID-19 1 mijë e 183 qytetarë.

Ndërkohë në Kosovë numri total i të vaksinuarve ka shkuar në 747 mijë e 898.

NJOFTIMI NGA MSH E KOSOVËS

#Bashkëiadalim

26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.

Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular