BallinaAktualitet"Nuk ka, 'jo nuk dua'"/ Rama paralajmëron vaksinim të detyrueshëm, ja për...

“Nuk ka, ‘jo nuk dua'”/ Rama paralajmëron vaksinim të detyrueshëm, ja për cilat kategori

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për disa kategori.

Gjatë një inspektimi në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, kryeministri tha se me kohën vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm.

“Mund të vijë momenti që vaksinimi për studentët të jetë i detyrueshëm që të futen në auditore. Nuk ka nuk dua. Edhe për pedagogët do të bëhet e njëjta gjë. Për ata që hyjnë në auditor ka detyrime, duhet të mbrojnë të tjerët. Po vjen momenti që edhe këtu, vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.

Ndryshe për ata që janë në shtëpi. Ata që kanë ndërveprim social nuk mund të thonë nuk dua. Nëse thotë nuk dua do të tërhiqet nga pozicioni që ka. Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, por të bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë.

Askush sia ka borxhë askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”, tha Rama.

Rama tha se aksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të këtij viti të ri akademik, kur bota po përballet me shenjat shqetësuese të një vale të tretë infeksioni, për shkak të variantit Delta të koronavirusit.

“Prandaj të gjithë studentët duhet të mbajnë qysh sot parasysh, se në varësi të numrave epidemiologjikë, vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditorë”.

Çfarë tha dje Komiteti i Ekspertëve?

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha një ditë më se vaksinimi nuk është i detyrueshëm në vendin tonë, por ajo shtoi se drejtuesve e kompanive të ndryshme mund të kërkojnë vërtetim për punonjësit e tyre që nuk janë të infektuar.

“Në Shqipëri vaksinimi nuk është i detyruar dhe praktikisht këtë e kemi ndjekur për një kohë të gjatë. Por ka disa elementë, siç janë grupet mjekë, arsimtarë, që përpos detyrës së mbrojtjes së vetvetes, kanë detyrë të mbrojnë edhe jetën e të tjerëve.

Ne nuk detyrojmë askënd, por ka gjithmonë mënyra alternative që dikush të punojë në një vend të caktuar, por drejtuesit dhe administratorët të jenë të qetë që ky është brenda parametrit të punës. Ti nuk detyron njeri të vaksinohet, por nga ana tjetër ti mund të kërkosh që ai të provojë statusin jo infektiv të vetin”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular