BallinaBotaTalebanët ndalojnë edhe muzikën në Afganistan: Nuk lejohet në Islam ...

Talebanët ndalojnë edhe muzikën në Afganistan: Nuk lejohet në Islam …

spot_img
spot_img

Në Afganistan nuk do të lejohet as muzika. Kjo është e parpanueshme për regjimin taleban, pasi sipas tyre, Islami nuk e lejon.

Zëdhënësi i grupit militant, Zabihullah Mujahid i tha New York Times se “muzika është e ndaluar në Islam … por ne po shpresojmë se do mund t’i bindim njerëzit të mos bëjnë gjëra të tilla, para se t’u bëjmë presion“.

Nën sundimin taleban në vitet 1990, shumica e muzikës, televizionit dhe kinemasë ishin rreptësisht të ndaluara dhe shkelja e rregullave mund t’ju ??fuste në telashe serioze.

Pasi militantët u hoqën nga pushteti, skena muzikore e vendit lulëzoi – u zhvilluan koncerte dhe festivale. Madje kishte edhe një orkestër krejtësisht me ferma që performonte brenda dhe jashtë vendit.

Mujahid gjithashtu tha për New York Times se shqetësimet për sigurinë e grave ishin “të pabaza”. Ai tha se gratë nuk do të duhet të qëndrojnë në shtëpi ose të mbulojnë gjithmonë fytyrën, dhe se kërkesa që gratë të shoqërohen nga një kujdestar mashkull vlen vetëm për udhëtimet prej tre ditësh ose më gjatë. Ai gjithashtu tha se gratë përfundimisht do të jenë në gjendje të kthehen në rutinat e tyre të përditshme.

Të martën, Mujahid paralajmëroi gratë që të qëndrojnë në shtëpi derisa të krijohen sistemet e duhura për të siguruar mbrojtjen e tyre, sepse disa luftëtarë talebanë nuk janë trajnuar të mos i lëndojnë apo ngacmojnë ato.

“Ne jemi të shqetësuar se forcat tona që janë të reja nuk janë trajnuar ende shumë mirë, ndaj mund t’i keqtrajtojnë gratë,” tha Mujahid./

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular