BallinaSocialeVaksinim i detyruar i studentëve? Boçi: Zhurmë e bërë nga kryeministri për...

Vaksinim i detyruar i studentëve? Boçi: Zhurmë e bërë nga kryeministri për të mbuluar keqmenaxhimin e pandemisë

spot_img
spot_img

Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për studentët.

“Mund të vijë momenti, që vaksinimi për studentët për të hyrë në auditore të jetë i detyrueshëm. Të nxjerrësh (certifikatën) në telefon ose në dokument, duke u regjistruar sipas listave të vaksinuarve.

Edhe për pedagogët duhet bërë e njëjta gjë. Nuk ka nuk dua. Pedagogët që hyjnë në auditor, studentët që hynë në auditor, ku ka dhe të tjerë kanë përgjegjësi të mbrojnë të tjerët. Shteti ka përgjegjësi të garantojë që unë që jam i vaksinuar të mos kërcënohem nga dikush që nuk është i vaksinuar,” deklaroi zoti Rama.

Luçiano Boçi, deputeti i zgjedhur i PD-së i ftuar në studion e RTV Ora lidhur me deklaratën e kryeministrit u shpreh se është një zhurmë e bërë nga ana e zotit Rama me qëllim mbulimin e keq-menaxhimit të situatës pandemike.

Sipas zotit Boçi vaksinimi i mësuesve dhe studentëve duhet të kishte përfunduar, pra sipas tij jemi në një fazë të vonuar të vaksinimit.

Boçi“Ajo që kemi kërkuar më parë është ndërhyrja e qeverisë për të vaksinuar grupet e caktuara që kanë pasur kontakt frekuent me shtresat e popullsisë dhe vaksinimin e mësueseve, përfshirë pedagogët. Me hapat që duhet të ecte vaksinimi duhet të kishte përfshirë edhe studentët, pra jemi në një fazë të vonuar të vaksinimit të popullsisë. Pavarësisht propagandës nuk ka organizim, ka nisur me moshën e tretë pastaj për efekt fushate fushate është shpërndarë, pra është i ç’organizuar. Unë them që është një zhurmë e bërë me qëllim nga kryeministri për të mbuluar keqmenaxhimin, sepse ai ngre intonacionin për të tërhequr vëmendjen, ndërsa unë them që vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve tani duhet të kishte përfunduar.”

Zoti Boçi u shpreh se vendi është para fillimin të epidemisë, por pavarësisht kësaj Komiteti i Ekspertëve ka prezantuar masa “qesharake” për ta menaxhuar situatën.

Boçi: “Unë shoh që ka një kaotizëm total në mënyrën si po menaxhohet parahyrja në pandemi. Unë do të thosha që kemi hyrë në epidemi pavarësisht se Komiteti i Ekspertëve ka përsëritur disa masa qesharake në raport me masat shtrënguese të Kosvës, sikurse dhe Maqedonia është në projektimin dhe marrjen e masave. Pra jemi krejtësisht të vonuar dhe këto janë thjesht thirrje për të hedhur tym në situatën e pamenaxhuar. Kjo gjë që duhet të ishte bërë nuk mund të bërtitet kaq fort nga kryeministri sot që ne do fillojmë me vaksinimin.” Ora News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular