BallinaKryesore“Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës”, PD: Rama është përgjegjësi për dëmin prej...

“Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës”, PD: Rama është përgjegjësi për dëmin prej 120 milionë euro, duhet të shkojnë para drejtësisë

spot_img
spot_img

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me gjyqin e fituar nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti ndaj shtetit shqiptar, i cili duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 120 mln euro ndaj tij.

“Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta.” – shkruan Bardhi në facebook ndërsa shton se dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë.

Postimi i plotë:
Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta.

Dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë.

 

 

Në 8 prill 2021, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen Becchetti. Faktet dhe provat janë të mjaftueshme që drejtësia të hetojë dhe të vërë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, duke shkaktuar këtë dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular