Autoritetet malazeze kanë sekuestruar një sasi rekord prej 1 tona kokaine, e cila ishte fshehur në një kontejner me banane.
Sipas mediave në shtetin fqinj, në prangat e policisë kanë rënë dy persona, me iniciale M.K dhe B.K. Droga ishte e ndarë në 1205 pako me peshë mbi 1 ton.
Siç duket edhe nga fotot, pakot e drogës mbanin mbishkrime të ndryshme, mes të cilave edhe emrin e virusit që qarkullon në gjithë botën “Covid”.
Në lidhje me drogën e kapur, ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter edhe zëvendëskryeministri malazez, me origjinë Dritan Abazoviç.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi Abazoviç.
Përvec dy personave të arrestuar, policia shoqëroi edhe disa persona të tjere, te cilet u moren ne pyetje ne lidhje me sasine rekord te droges, qe u sekuestrua mbremjen e djeshme.