Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Otima”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë aksionit janë arrestuar Ferdinant Llanaj, 43 vjeç, banues në Selenicë me pseudonimin “Robi”, Dritan Begaj, 54 vjeç, banues në Vlorë dhe Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Forcat Speciale RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh cannabis sativa në ambientet e banesës së shtetasit Ferdinand Llanaj dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë.
Kush ësht Ferdinant Llanaj?
Ferdinant Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi në në 2017 i kanë bërë një atentat me armë zjarri.
Në atentatin e 4 vite më parë, Llanaj mbeti i plagosur bashkë bashkë me dy persona të tjerë, njëri fëmijë 8 vjeç.
Ferdinand Llanaj eshte vellai i Aleksandër Llanajt, njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Kujtomë se Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me burg përjetë. Ndërkohë në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinant dhe Aleksandër Llanajt.
Njoftimi i policisë
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Forcat Speciale RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal.
Sekuestrohen 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular, një shumë parash dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, si dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në zonën e Otimës në Selenicë, persona me precedent kriminal kishin kultivuar bimë narkotike, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u finalizua operacioni policor i koduar “Otima”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
F. Ll., 43 vjeç, banues në Selenicë (me precedent të mëparshëm kriminal), D. B., 54 vjeç, banues në Vlorë dhe E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh cannabis sativa në ambientet e banesës së shtetasit F. Ll. dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.