Pas njoftimit të përpara pak ditëve sipas të cilit gazetari dhe komentatori i njohur sportive, Kosta Grillo, kishte kaluar rrezikun për jetën në spitalin ku po kurohet në Turqi, një lajm i keq vjen nga Stambolli.
Shëndeti i Grillos është përkeqësuar sërish dhe duket se virusi Covid-19 është rikthyer më i fuqishëm, duke bërë që gazetari i njohur të futet urgjent në reanimacion. Lajmin e e keq e jep miku dhe kolegu i tij, Ervin Baku i cili lutet, edhe për një mrekulli.
“Lajmet nga Stambolli nuk janë ato që duam të dëgjojmë… Vëllai Kosta nuk ka qenë mirë… Gjendja është përkeqësuar dhe e kanë marrë në Reanimacion…
Ata/o që besojnë në Zot, të luten fort… Zoti bën mrekulli… Të lutemi për mbrojtjen dhe shpëtimin e kolegut, mikut, vëllait tonë Kosta Grillo”, shkruan në faqen e tij në FB Bak