BallinaAktualitetRefuzimi i mandatit të deputetit/ Ja kush e zëvendëson Mark Markun në...

Refuzimi i mandatit të deputetit/ Ja kush e zëvendëson Mark Markun në parlament, sipas listës së PD

spot_img
spot_img

PD mori në Lezhë 4 mandate dhe me dorëheqjen e Mark Markut nga mandati i deputetit, pritet që vendin e tij ta marrë Elda Hoti.

Elda Hoti erdhi në listë si pjesë e koalicionit të PD, si kandidate e Partisë Republikane

Elda Hoti renditej e 5 në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese nga zgjedhjet e 25 prillit, por duket se do të jetë në Kuvend, pas lënies së mandatit nga Mark Marku, i cili ishte edhe drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës.

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, përcaktohet në Kodin Zgjedhor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular