Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka qenë gjatë natës në Rinas ku iu ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë qytetarëve afganë, të cilët u detyruan të linin atdheun pasi talebanët morën në dorë pushtetin e tyre.
Në një video që kreu i qeverisë, Edi Rama, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, shihet se si ambasadorja ngjitet në bordin e avionit brenda të cilit ishin 60 afganë, ndërsa ka bërë prezantimin e saj përmes telefonit.