Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Austri ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021. Shkak për këtë bëhet situata e rënduar e Covid-19 në Kosovë, ku numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital ka kapur shifra shqetësuese.
Në lidhje me këtë gjendje alarmante Kurti pritet të mbledhë Këshillin e Siguerisë Kombëtare pasditene e sotme.
“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.