BallinaBotaDokumentari i BBC! Si Putin u bë agjent i fshehtë i KGB...

Dokumentari i BBC! Si Putin u bë agjent i fshehtë i KGB në moshën 23-vjeçare dhe u martua me Lyudmilan

spot_img
spot_img

Një dokumentar i publikuar nga BBC  tregon rreth jetës së presidentit rus Vladimir Putin. Se si ai u bë agjent i fshehtë i KGB dhe si u njoh me bashkëshorten e tij Lyudmila

Në dokumentar thuhet se trajneri i tij i xhudos e nxori nga jeta e rrugës dhe ai u bë një luftëtar i apasionuar.

Ata që merrnin të rinjtë për t’u bërë pjesë e KGB vëzhgonin ata që merreshin me këto lloj sportesh në Bashkimin Sovjetik. Nuk ishte sekret që Putin ëndërronte të bëhej agjent sekret. Ai ëndërronte të bëhej si Stierlitz, i cili konsiderohet si versioni rus i James Bond.

Ai ishte një film shumë i rëndësishëm për Putin. Ai ishte 21 vjeç kur doli “Seventeen Moments of Spring” dhe u bashkua me shërbimet e fshehta pikërisht dy vite më vonë, në moshën 23-vjeçare.

Për një agjent ishte e rëndësishme të kishte një martesë të lumtur.

Kur u njoh me gruan e tij Lyudmila, ai nuk i tha kurrë asaj se ishte agjent i fshehtë dhe se punonte për KGB. Putin i tha asaj se punonte për policinë.

Ai testoi karakterin e saj duke i dërguar miqtë e tij për ta ftuar në takim. Por ajo i refuzoi të gjithë duke thënë se kishte një të dashur, Vladimirin. Kjo i mjaftoi atij për ta kuptuar se ajo e pëlqente vërtetë duke vendosur të martohet me të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular