Kryeministri Edi Rama u ka kthyer disa komentuesve përgjigje në ‘Facebook’. Në mesin e tyre ishte një person që shkruante se fëmijët shqiptarë kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti ndërsa qeveria i strehon afganët në hotele madje u bën dhe dhurata. Kryeministri kërkon nga qytetari që ti tregojë se cilët janë ata fëmijë shqiptarë që kanë mbetur pa shtëpi.
REPLIKAT:
Komentuesi: Ca esht ky turp, femijet qe ngelen pa shtepi nga termeti ngelen rrugve edhe keta mire qe i cuat ne hotele po i beni edhe dhurata ….
Rama: Cilet femije kane mbetur pa shtepi rrugeve nga termeti di te me tregosh ndonje te vetem qe te kujdesemi menjehere edhe per te? Dhe keta femije qe ti u permend dhuratat, jane fiks njesoj sic ishin ata qe sot jane bere burra kur zbriten nga anijet ne Itali 30 vjet me pare! Nese disa e kane harruar dhe u duket se kane qene gjithnje keshtu si jane sot, une dhe shumica derrmuese e shqiptareve nuk e kemi harruar e nuk do ta harrojme kurre, sepse kush harron nga vjen nuk e di me fare se per ku eshte nisur thoshte nje burre i madh i kesaj bote!
Aktualisht në Shqipëri aknë mbërritu tre grupe me afganë të cilët janë strehuar në Tiranë dhe në Durrës. Ata po qëndrojnë në resorte ndërsa një pjesë tjetër te ‘Qytet Studenti’. Pritet që në orët në vijim të vijnë dhe grupe të tjera, për ta cuar numrin e tyre në 4 mijë, ashtu siç Rama ka bërë të ditur