BallinaAktualitetLind foshnja para kohe! Gruaja shtatzënë goditet nga rryma elektrike ndërsa ishte...

Lind foshnja para kohe! Gruaja shtatzënë goditet nga rryma elektrike ndërsa ishte duke bërë dush

spot_img
spot_img

Një grua shtatzënë në javën e 34 -të u godit nga rryma elektrike ndërsa ishte duke bërë dush ditën e djeshme, 28 gusht në Mesagne, Brindisi.

Ajo është shtruar në spital në kujdes intensiv në kushte shumë serioze. Foshnja lindi para kohe, me operacion cezarian urgjent dhe është jashtë rrezikut, por është duke u monitoruar nga mjekët e spitalit Perrino në Brindisi, ku ndodhet edhe nëna. Lajmi u bë i ditur nga Nuovo Quotidiano di Puglia. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, gjatë një stuhie.

Shkaqet e aksidentit nuk janë të qarta. Gruaja është 42 vjeç, burri i saj ishte në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja dhe menjëherë lajmëroi shërbimet e urgjencës. Policia nisi një hetim për të zbuluar origjinën e shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Ne bëmë një operacion cezarian dhe i garantuam mbijetesën  fëmijës. Afatet kohore ishin vendimtare, vetëm në një repart të nivelit të dytë, si i yni, është e mundur kjo”.

Këtë e tha shefi i gjinekologjisë në spitalin Perrino në Brindisi, Paolo Amoruso, i cili foli dje së bashku me ekipin e repartit pasi gruaja 42-vjeçare shtatzënë mbërriti në urgjencë në gjendje shumë të rëndë, e goditur nga rryma elektrike, shkruan Ansa.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular